MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme

Sot në SPB Shkup është denoncuar se email-adresat e pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Plotësisht është njoftuar në Polici se njoftime të tilla ka pasur edhe në tre shkolla tjera, pra gjithsej tetë. Të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga zyrtarët policor janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, deklaruan në nga MPB.

Nga MPB njoftuan se kanë përfunduar me kontrollet për paraqitjet për bomba dhe kanë konstatuar se njoftimet kanë qenë të rrejshme.

Ende nuk dihet autori/ët i dërgimit të porosive, hetimet vijojnë.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) ka shprehur shqetësim dhe apeloi për siguri më të madhe në shkolla.

Prej atje e kanë përshëndetur aksionin e shpejtë të shërbimeve të sigurisë dhe informuan se evakuimi në shkolla tërësisht është zbatuar, ndërkaq mësimi për nxënësit e ndërrimit të pasdites nuk do të mbahet.

“I ftojmë nxënësit të jenë të qetë pasi që paniku është armiku ynë më i madh në këto situata. Shërbimet e sigurisë dhe të shkollës të jenë profesional dhe metodik gjatë punës që të mbrohen nxënësit dhe të gjithë të përfshirët në procesin arsimor”, thuhet në kumtesën e UNSHM-së.

Kërcënimet e tilla për vendosje të bombave në shkolla, kohëve të fundit kanë filluar të jenë të shpeshta në vendet e rajonit. Raste të ngjashme u shënuan disa muaj më parë në Mal të Zi dhe Serbi.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button