Afroi afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumenteve verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në pronësi të së cilës është rrjeti social TikTok. Siç njofton Zëri i Amerikës, kompania e ka paraqitur këtë padi ndaj një ligji të ri të Kongresit amerikan që do ta ndalonte këtë platformë të medias sociale, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.