Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale? Diskutim “Cyber ​​Shake” për të rinjtë më 18 dhjetor në Tetovë

Më 18 dhjetor në Future Skills Center të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në ora 18:00 do të mbahet “Cyber ​​Shake”, diskutim për të rinjtë me temë “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?”, njofton Portalb.mk.

Për të marrë pjesë duhet të regjistroheni: KËTU.

A duhet të lejohet përdorimi i inteligjencës artificiale nëpër universitete? Pse dhe si? Sa dhe si e përdorin studentët inteligjencën artificiale për detyrat e tyre? Sa universitetet janë të gatshme ta luftojnë keqpërdorimin e inteligjencës artificiale? A kanë mekanizma për të njohur tekstet e shkruara nga inteligjenca artificiale? Cilat janë pasojat e përdorimit të inteligjencës artificiale në universitet? Në çfarë mënyre mund të ndikojë inteligjenca artificiale në sistemin arsimor? A janë vendosur rregullore për përdorimin e inteligjencës artificiale në Universitete? A duhet përdorimi i inteligjencës artificiale të rregullohet me ligj? A planifikon Ministria e Arsimit dhe Shkencës të vendos rregullore në këtë aspekt.

Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilat do të marrin përgjigje dhe mbi të cilat do të ngritet diskutimi në “Cyber Shake” ku pjesëmarrës do të jenë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, profesori universitar Adrian Besimi, koordinatorja e Forumit për Ndryshime Arsimore Sabrije Tefiki dhe studentet Zana Reçi dhe Njomza Behadini.

Organizatorët kanë paralajmëruar “biseda që provokojnë mendime” të cilat do të gërmojnë më thellë në përdorimin e inteligjencës artificiale nëpër universitete nga studentët, por jo vetëm. Biseda pritet të hedhë dritë mbi atë se si inteligjenca artificiale ndikon në sistemin arsimor në vend.

Për të marrë pjesë duhet të regjistroheni: KËTU.

Ngjarja organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” me mbështetjen e USAID-it, i zbatuar nga organizata IESC në partneritet me Forumin Rinor Arsimor dhe CEED Hub Shkup.