71 vjet e gjysmë është mosha mesatare e vdekjes në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut në vitin e kaluar janë regjistruar 22 459 vdekje, duke shënuar ulje për 21.2 % në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Mosha mesatare te personat e vdekur meshkuj është 71.5 vjeç, respektivisht 75.8 vjeç te personat e gjinisë femërore, ose për 4.3 vjeç më shumë se femrat”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti raportoi që vitin e kaluar kanë ndërruar jetë 58 foshnja.
“Shkaqet kryesor të vdekjeve vijnë nga sistemi cirkular, sipas MKB-10 (shifra 100-199), edhe atë në 41.3% të rasteve nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, pastaj rastet ku shkak I vdekjeve paraqitet COVID-19 (shifra U07) me 17.0%, neoplazmat (shifra C00-d48), edhe atë në 6.8%, me 6.7 % marrin pjesë rastet ku si shkak për vdekje janë sëmundjet endokrine, nutritive dhe të metabolizmit (shifra E00-E90)”, raportoi Enti.
Si rezultat i sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes vijnë 4.5 % e vdekjeve.
Më së shumti vdekje janë regjistruar në Manastir (1 244), Kumanovë (1 077), Prilep (978), Gazi Babë (952), Karposh (867), etj.