iPhone konfirmoi një frikë të përdoruesve

Rrjedhjet e vazhdueshme të informacioneve të iPhone 15 kanë zbuluar tashmë ndryshimet e mëdha të dizajnit por shqetësimet janë shtuar se Apple mund të rrisë edhe çmimet, raporton PCW. Një zë i fortë i industrisë tashmë ka konfirmuar këtë frikë ku analist i njohur i Wedbush Dan Ives tha se linja iPhone 15 do të kushtojë më tepër sesa versionet aktuale.

Gjatë një dalje televizive në SHBA, Ives tha se kostoja mesatare e gjeneratës së ardhshme të iPhone do të rritet. Ives ka një rekord të fortë informacionesh të sakta ku edhe më herë kishte parashikuar rritjen e çmimit të iPhone 14 në mbarë botën, diçka që Apple e bëri duke kursyer përdoruesit Amerikan.

Me linjën iPhone 15 do të ndryshojë ku shumë analisti dhe informatorë pretendojnë se rritja e çmimit do të jetë deri në 200 dollarë veçanërisht për modelet iPhone 15 Pro dhe Pro Max.

Edhe pse është diçka e pritshme për përdoruesit Amerikanë, ata që do të çuditen më tepër janë përdoruesit ndërkombëtarë të cilët do të përballen me rritjen e dytë të çmimit të iPhone brenda një viti.

Ives gjithashtu beson se iPhone 15 do të jetë një xhevahir i kompanisë ku pritet të shitet mes 235-240 milionë njësi në mbarë botën.