Yuri Kim mori detyrën e rëndësishme në DASH pas largimit nga Shqipëria

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, raporton EN.

Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas sekretarit të Shtetit.

Kim është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

David Kontelancik do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në Shqipëri.