Pas një aksidenti automobilistik në Maqedoninë e Veriut, ndërruan jetë dy persona në vendin e ngjarjes

Si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy automobilave, kanë ndërruar jetë dy persona, njëri shofer e tjetra bashkudhëtare në veturën tjetër, transmeton Portalb.mk.

“Më 20 prill, në ora 14:23, në SPB Shtip është raportuar se në rrugën magjistrale Shtip – Koçani, në afërsi të pjesës industriale Shtip, ka ndodhur një ndeshje komunikacioni ndërmjet automjetit “Shkoda Rapid” nga Shkupi dhe “Peugeot 206” nga Koçani”, raportoi Policia.

Vetura “Shkoda” kishte shofer 66 vjeçarin B.D. nga Shkupi, ndërsa “Peugeot” kishte për shofer 40 vjeçarin A.N. nga Koçani.

Raportohet që pas lëndimeve të marra, në vendin e ndeshjes ka ndërruar jetë shoferi 40 vjeçar i veturës “Peugeot” dhe bashkudhëtarja 64 vjeçare L.D. nga Shkupi në veturën “Shkoda”.