Zjarri nën urën “Bellasica”, bëhet përcaktimi i dëmeve (Galeri)

Mbrëmë rreth mesnatës është raportuar se ka rënë zjarrnën urën në rrugën Bellasica në afërsi të East Gate Mall. Zjarrfikësit kanë fikur flakët e mëdha për disa orë dhe sot në mëngjes është mbyllur për qarkullim ura “Bellasica” nga Bulevardi Goce Dellçev deri në rrugën Nikolla Karev, transmeton Portalb.mk..

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e policisë dhe trafiku është ridrejtuar. Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe po hetohet”, ka njoftuar mëngjesin e sotëm MPB.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bën me dije se në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 21 zjarrfikës me tetë automjete zjarrfikëse, ku është prekur një sipërfaqe prej 2000 metrash katrorë. Zjarri është shuar në orën 4 të mëngjesit të sotëm.

QMK-ja shtoi se në pompën e bezinës “Makpetrol” nuk ka dëme, ndërsa nga “Gama” ishin në vendngjarje dhe ka konstatuar se në këtë lokacion nuk ka rrjet gazsjellësi. Një pjesë e tubave të ngrohjes së “Balkan Energy Group” janë dëmtuar nga zjarri dhe kanë dërguar një ekip për riparimin e tyre, bën të ditur QMK.

Shkaku i zjarrit nën urën Belasica dhe dëmet materiale do të përcaktohen më tej.