Zjarr pranë një depoje në Shuto Orizare, po përhapet drejt shtëpive
Një zjarr shpërtheu sot në komunën Shuto Orizare të Shkupit, pranë një depoje të kompanisë “Xhidi Komerc”, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Njoftimi për zjarrin, siç është raportuar atje, është marrë përmes numrit të vetëm të emergjencës 112.
“Bari i thatë po digjet dhe zjarri po përhapet në shtëpitë përreth”, tha QMK në një deklaratë.
Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit është njoftuar për rastin, ekipet e së cilës janë dërguar në terren.
Përndryshe, tymi nga zjarri mund të shihet nga disa vende në Shkup.