Zgjidhet më e bukura shtojzovalle në “Logun e Bjeshkëve” të Kelmendit

Në Qafën e Predelecit në Kelmend çdo të shtunë të dytë të muajit gusht nga viti 1998 mbahet tradicionalisht ngjarja e quajtur “mis bjeshka”. Vajzat e veshura e të stolisura me veshje kombëtare, zakonisht me xhubletë ekspozojnë bukuritë e tyre në këto anë me ç’rast njëra rrëmben kurorën e më të bukurës së bjeshkës. Organizatorja e konkursit të bukurisë Lindita Shabaj Vaçaj për Portalb.mk thekson se përgjithësisht janë familjarët ata që i shtyjnë më shumë të marrin pjesë, sivjet kemi 12 vajza nga e gjithë Malësia e Madhe, ka edhe nga shqiptarët e Ulqinit e të Gucisë, nuk mungojnë as nga diaspora si Amerika, Kanada e Anglia.

veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës
veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës
veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës
veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës

Nga viti që kemi cekur lart më mirë thënë ka filluat të risillet në vëmendje, pasi si traditë është shumë e vjetër. Dikur njerëzit në këtë mënyrë kishin mundësi të shihnin krejt vajzat e fshatit të cilat mund t’i zgjidhnin për nuse , duke e vlerësuar atë nga hiret e saj paraprakisht.

Në krijimtarinë e Kadaresë përmenden edhe konkurset e bukurisë për meshkujt. Në vitet më të hershme si duket parada të tilla duhet të ketë pasur edhe për meshkujt në bjeshkët e Rugovës.

Duke qenë se mënyrat e njohjes së të rinjve kanë qenë shumë të limituara, kjo ka qenë një mënyrë e vlerësimit dhe njohjes së aparencës së tjetrit duke marrë për bazë vetëm bukurinë.

Dikur kjo ditë logu kishte  karakter fetar ajo zhvillohej ditën e Shna Prendes, në Malësi njihej si festa e bjeshkatarëve, ndaj kjo festë  ka marr emrin “Logu i Bjeshkëve”.

Në vitet më të hershme ky “log”  ka qenë i nuseve, ku në një fushë të madhe vinin banorët e fshatrave nga të gjitha anët dhe shikonin nuset e atij vitit dhe për të përzgjedhur më të bukurën.

“Logu” ka domethënien kuvendim, lojë, ku përveç bukurisë edhe trashëgimisë kulturore sillen edhe veshjet karakteristike, vallet, këngët, instrumentet, lojërat popullore karakteristike për këto anë. Në këtë konkurs bukurie marrin pjesë vajza nga e gjithë Shqipëria dhe nga diaspora, po konkurrojnë edhe vajza nga Vuthaj dhe Rugova, e shume vende tjera. Secila trevë përfaqësohet me veshjen e vet popullore karakteristike. Mosha e vajzave pjesëmarrëse është nga 15-25 vjeçe, zakonisht hapet konkursi paraprakisht ndërsa vajzat i përgjigjen këtij konkursi.

veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës
veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës
veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës
veshje shqiptare, Logu i Bjeshkës

Këtë vit në përzgjedhjen e më të bukurës do vendos dhe publiku siç na njofton organizatorja e konkursit të bukurisë Lindita Shabaj Vaçaj e cila për Portalb.mk thotë: “ tani kane mbaruar regjistrimet e vajzave dhe jemi në fazën e provave, ka pasur interesim nga vajzat, megjithëse të rejat hezitojnë të veshin xhubletën, përgjithësisht janë familjarët ata që i shtyjnë më shumë, sivjet kemi 12 vajza nga e gjithë Malësia e Madhe, ka edhe nga shqiptarët e Ulqinit e të Gucisë, nuk mungojnë as nga diaspora si Amerika, Kanada e Anglia.

‘’Logu’’ do jetë festë madhështore”- përfundon organizatorja.

Data kur do të mbahet është 6 gusht, ndërsa organizohet nga Komuna Kelmendit në  bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Jehona e Kelmendit’.

Ky kuvendim vazhdon e mbahet me insistimin e gjysheve dhe brezave më të vjetër dhe mbesat me pirsing e tatu ua plotësojnë dëshirat duke mbajtur xhubleta e duke u sinkronizuar si shtojzovalle, fjalë e cila duhet ta ketë etimologjinë nga një grup njerëzish që janë lutur njëzëri shtoji- o Zot- vallet.