Zgjerimi i “Cvetan Dimovit” në Çair do të masakron drunjtë e vjetër, alarmoi “Qyteti i gjelbër human”

Rruga “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit mund të ngelet pa vargun e drunjve të vjetër me dekada, pas miratimit të rekonstruimit pa projekt të përgatitur, paralajmërojnë aktivistët e “Qyteti i gjelbër human”, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në rendin e ditës në seancën e Këshillit të Shkupit, nesër për herë të dytë do të shqyrtohet pika për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Shkupit dhe Çairit, “e rëndë” 140 milionë denarë, të dedikuara për përpunimin e projektit dhe rekonstruktimin e bulevardit.

“Nëse në seancën e nesërme në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të kalon pika për rekonstruktimin e “Cvetan Dimovit” në Çair, do të mund të humbim aty gjelbërimin disadekadash. Qyteti dëshiron të jep 140 milionë denarë pa pasur paraprakisht projekt të gatshëm për rekonstruktimin e rrugës, ndërsa projektin pastaj do ta përpunon Komuna e Çairit. Kemi parë çfarë masakre ka ndodhur te Vasko Karangeleski në Aerodrom”, deklaroi Gorjan Jovanovski nga “QGJH”.

Ai sqaroi që kjo pikë nuk kishte kaluar më herët para këshilltarëve, ndërsa premtojnë që edhe kësaj radhe do të tentojnë që mos të kalon, duke kërkuar që paraprakisht komuna të përgatit projektin, pastaj të miratohen mjetet.

Ata theksojnë që 2.2 milionë eurot e propozuara janë 20 përqind e gjithë buxhetit të Qytetit të Shkupit për rrugë dhe rrugicat gjatë vitit, ndërsa projekti nuk dihet sa do të kushton. Ky projekt që ishte propozuar fillimisht nga ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, ishte vlerësuar që do të kushton rreth 6.5 milionë euro.

Ndryshe, zgjidhja e problemit me kaosin në bulevardin “Cvetan Dimov” të njohur si rruga e “Jahja Pashës” parashihet të zgjidhet me vendim për bashkëpunim ndërkomunale mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit. Ky vendim në mbledhjen e 25 prillit nuk ishte miratuar në Këshillin e Qytetit.

Megjithatë, aktivitetet e deritanishme, nuk e kanë zgjidhur problemin. Në kohën e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, gjatë orës policore, u vendos një mur ndarës, me qëllim që të mos lejohet automjetet të kthejnë në mes të rrugës dhe të mos kalojnë qytetarët në vende ku nuk ka viza të bardha. Megjithatë, kaosi vazhdon. Edhe atë, prej mbarimit të urës së Bit Pazarit deri tek Ura e Jahja Pashës, e cila pavarësisht se u ndërtua për këmbësorët që të mos e pengojnë komunikacionin, megjithatë e njëjta është thuajse e papërdorshme.

Prej 5 nëntorit të vitit 2021, kur e mori postin e kryetarit të komunës, kanë kaluar një vjet e gjysmë, megjithatë, duke u bazuar në situatën aktuale në terre, Portalb.mk konkludon se ky premtim, ende nuk është realizuar.