Gjatë orës policore u vendosën bankina të betonit në rrugën “Cvetan Dimov”, apo “Çairçanja”

Mbrëmë, derisa ka zgjatur ora policore, autoritetet e Qytetit të Shkupit, bashkë me ato të Komunës së Çairit kanë vendosur bankina të betonit te Çairçanja në Komunën e Çairit, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov tha se kjo ndodh për shkak të nevojës së mbrojtjes më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve në këtë rrugë. Visar Ganiu tha se me këtë kaosit në rrugën “Cvetan Dimov” po i vjen fundi dhe kjo po bëhet për të lehtësuar lëvizjen në rrugët e Komunës së Çairit.

“Për mbrojtje më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve në rrugën Cvetan Dimov në Komunën e Çairit, si dhe parandalimin e kaosit në trafik, ekipet e Qytetit të Shkupit ka filluar me vendosjen e mjeteve mbrojtëse në mes të lagjes” shkruan Shilegov.

“Kaosit në bulevardin “Cvetan Dimov” po i vjen fundi. Vendosen bankina të betonit. Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit vijojnë me përkushtim koordinimin e tyre institucional për implementimin e projekteve efikase të komunikacionit për lehtësimin e lëvizjes në rrugët e Komunës së Çairit. Kështu filloi procesi i vendosjes e bankinave të betonit përgjatë bulevardit më të frekuentuar të qytetit “Cvetan Dimov” me qëllim që ti jepet fund kaosit që shkaktohej. Ju sjellim pamje direkte nga terreni ku tashmë po realizohet procesi i punës”, shkruajti Ganiu.

Qytetarët kanë reaguar në rrjetet sociale, disa e kanë përshëndetur, ndërkaq disa të tjerë e kanë kritikuar pasi që sipas tyre, me këtë edhe më shumë po betonizohet komuna.

Ndryshe, Çairçanja është një ndër rrugët më të frekuentuara në Çair aktualisht po pajiset me mjete sigurie, marrë parasysh se këtu me vite të tëra ka pasur kaos në komunikacion për shkak se në të njëjtën janë parkuar taksitë dhe veturat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button