Zgjedhjet në Shqipëri, përfundoi numërimi në 20 komuna, PS mori 17 prej tyre, koalicioni “Bashkë Fitojmë” tri

Përfundoi numërimi në 20 komuna të Shqipërisë, ndërsa vijon në 41 të tjera. PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në tre komuna, Pukë, Has, Memaliaj.

Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në përfundim të numërimit, më bashkinë Tropojë triumfoi PS me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj mori vetëm 4876 vota.

PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave.

Socialisti Arif Tafani fiton 100 vota më shumë në Belsh se bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota.

Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.