Zgjedhjet në Turqi, Erdogan fitoi raundin e parë kundrejt Kilicdaroglut 

Rrënjët e thella dhe të paarritshme në shoqërinë turke dëshmuan se Rexhep Tajip Erdogan, pasi arriti të përmbysë parashikimet dhe sondazhet e opinionit  ka  fituar fillimisht raundin e parë, por jo të fundit, të zgjedhjeve presidenciale, shkruan ABC News.

Në një mbrëmje që përmbante elementë të fortë të një thrilleri politik, presidenti turk u dëshmoi kundërshtarëve të tij, por edhe komunitetit ndërkombëtar, se ka ende kapitalin politik dhe mekanizmat e nevojshëm për t’i mbijetuar garës më kritike elektorale të karrierës së tij.

Ndoshta kjo është arsyeja pse ai ka festuar në orët e para të mëngjesit me mbështetësit e tij të mbledhur në selinë e Partisë Zhvillim dhe Drejtësi në Ankara, duke kënduar me gëzim për epërsinë e tij, megjithëse rezultatet mbetën deri atëherë “jozyrtare”, siç tha ai.

Megjithatë, në një shkallë integrimi prej 99,96%, Rexhep Tajip Erdogan ka fituar 49,3% kundrejt 45,0% të Kemal Kilicdaroglu, me një diferencë prej gati 5% duke i dhënë një frymë të madhe stafit të presidentit turk.

Duke përmbysur korrelacionet, presidenti turk arriti të kryesojë  në raundin e parë  me pjesëmarrjen historike, siç e cilësoi ai, në procesin zgjedhor, e cila luhatet në masën 93.6%, e rritur me 7.4% krahasuar me zgjedhjet paraardhëse.

Mbi 64 milionë persona, përfshirë edhe 3.2 milionë pjesëtarë të diasporës turke, kishin të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit. Mbi 1.6 milion persona veçse kanë votuar jashtë vendit. Tradicionalisht, dalja në zgjedhjet turke është e lartë.