Zelensky: Putini duhet të përfundojë në bankën e të akuzuarve në Hagë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se duhet të ketë përgjigje të drejtë ndaj veprimeve të vrasësve rusë që siguruan vazhdimin e sundimit të presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton Koha.net.

Në ditën e tretë të procesit zgjedhor në Rusi, Zelensky ka deklaruar të dielën se mbajtja e “zgjedhjeve” në Rusi është mesazh se Putini do ta mbajë me çdo kusht pushtetin, derisa për liderin rus është shprehur se duhet të gjykohet në Hagë.

“Vetëm një një e frikëson më shumë: përgjegjësia. Ky imitim i ‘zgjedhjeve’ nuk ka legjitimitet dhe nuk mund të ketë. Ky person duhet të përfundojë në bankën e të akuzuarve në Hagë. Kjo është ajo që duhet të sigurojmë. Kushdo në botë që vlerëson jetën dhe mirësjelljen”, ka thënë ai, raportoi TheGuardian.

Sipas kreut të Ukrainës, mbajtja e zgjedhjeve ruse në territoret e okupuara ukrainase është krim.

“Të gjithë në botë e kuptojmë se ky person, si shumë të tjerë gjatë historisë, është i sëmurë nga pushteti dhe nuk do të ndalet para asgjëje për të sunduar përgjithmonë. S’ka asnjë të keqe që ai s’do ta bënte për të ruajtur fuqinë e tij personale. Dhe askush në botë nuk do të ishte i mbrojtur nga kjo. I jam mirënjohës çdo shteti, lideri apo organizate ndërkombëtare që i ka quajtur dhe do të vazhdojë t’i quajë këto gjëra me emrat e tyre të duhur”, ka theksuar ai.