Xhudistet e Kosovës në dy kategori në vendin e parë në ranglistën botërore

Dy xhudistet kosovare po i dominojnë ranglistat e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, raporton KlanKosova.

Laura Fazliu për herë të parë është renditur në vendin e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ndërkohë, në pozitën e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë është edhe xhudistja kosovare Distria Krasniqi.

Kështu Kosova në dy kategori po e mban vendin e parë.