Video nga pista e Munihut, bora e madhe pamundësoi fluturimet
Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.
Sipas tyre, shërbimet për menaxhim të borës janë duke punuar për t’i rikthyer operacionet, transmeton REL.
Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar.
Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.
“Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa.
NEW: Private jets getting ready to leave for a ‘Climate Change’ conference in Dubai are frozen on the runway in Munich as 60% of Europe is covered in snow.
Let me say that again: Rich people getting ready to board their gas guzzling jets to fly to a ‘Climate Change’ (formerly… pic.twitter.com/PBLcy2xhbM
— Collin Rugg (@CollinRugg) December 2, 2023