Tërmet me fuqi 7.6 shkallë goditi Filipinet, paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me 7,6 shkallë e ka goditur Mindanaon, ishullin e dytë më të madh të Filipineve, derisa në ndërkohë është lëshuar paralajmërim për cunami, njofton BBC, transmeton Portalb.mk.

Popullata është në proces të evakuimit, derisa autoritetet kanë paralajmëruar për cunami. Tërmeti goditi rreth orës 22:37 me orën lokale (14:37 GMT) të shtunën.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se lëkundjet ishin me fuqi 7.6 ballë në një thellësi prej gati 33 km, jashtë bregut lindor të Mindanaos.

Instituti Filipines për Vullkanologji dhe Sizmologji paralajmëroi se “pritej një cunami shkatërrues me lartësi valësh kërcënuese për jetën”.

Instituti parashikon që valët e para të cunamit mund të godasin rajonet Surigao Del Sur dhe Davao Oriental para mesnatës me orën lokale të së shtunës.

Valët deri në një metër të larta mund të arrijnë në Japoni që në orën 01:30 të së dielës (16:30 GMT të shtunën), njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.

Një mesazh paralajmërues për cunami i lëshuar nga Qendra Amerikane e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor dhe paralajmëroi se valët mund të jenë “prej një deri në tre metra mbi nivelin e baticës përgjatë disa brigjeve të Filipineve”.

Për dëmet dhe personat eventualisht të lënduar, ende nuk ka të dhëna zyrtare.