Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut bujqit, pensionistët, konviktin dhe çështje tjera

Mbështetje financiare për prodhuesit e grurit, elbit, domateve dhe kastravecave, ishte një nga vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 180-të që u mbajt sot, transmeton Portalb.mk.

Mbështetja financiare vjen në kuadër të plotësimit të Programit për menaxhimin e fondit të intervenimit në bujqësi për vitin 2023. Për grurin dhe elbin planifikohet 3 denar për kilogram, ndërsa për domatet 35 denarë, ndërsa kastravecët 30 denarë.

Vendim dhe detyra për Grupin e punës për propozimet në lidhje me pensionin më të ulët dhe masat për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve.

Me vendim të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, në këtë seancë u vendos edhe për themelimin e Konviktit Shtetëror për Studentët “Tetovë” në qytetin e Tetovës. Kapaciteti i planifikuar është 300 shtretër.

Qeveria vendosi që pas ekspozitës në Shkup, në Sofje të realizohet ekspozita ndërkombëtare “105 vjet Trebenishtë”.