Me mashtrimin se disa para në euro dhe dollarë janë të vjetra, u vodhën 2.6 milionë denarë

Një 64 vjeçare nga Resnja ka paraqitur një rast se si përmes një mashtrimi i janë vjedhur 2.6 milionë denarë, duke theksuar një person që ka kërkuar shkëmbimin e eurove dhe dollarëve australian që i ka, sepse tani ka të reja dhe të vjetrat nuk do të vlejnë, transmeton Meta.mk.

Nga Ministria për Punë të Brendshme kanë informuar që personi i dyshuar i ka thënë të dëmtuarës se çdo muaj do t’i paguan një pjesë të parave që është dashur t’i shkëmben.

Policia raportoi që e dëmtuara M.M. i ka dhënë 21 900 euro dhe 17 900 dollarë australianë të dyshuarës para një viti, e cila i kishte premtuar atëherë që do të kryen pagesën çdo muaj.

Raportohet që e dyshuara edhe para një muaji e ka thirr të dëmtuarën duke tentuar ta bind se tani duhet të ndryshojnë edhe frangat zvicerane.