Vend për Qendrën e re Klinike në Shkup ka, por vendim nuk ka

Qendra e re klinike është planifikuar të jetë në pllajën përpara ose pas pishinës “Boris Trajkovski”. Qeveria po i shqyrton këto dy mundësi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas vënies në punë të ndërtesës së rinovuar të Klinikës për Neurofiziologji, raporton Kolegium, përcjell Portalb.mk.

“Këto janë dy opsionet që po i shqyrtojmë dhe po i negociojmë. Shumë shpejt do të kemi një zgjidhje përfundimtare dhe do të marrim një vendim se si do të integrohet e gjithë kjo”, tha ai.

Në nëntor 2025, Mickoski njoftoi se vendndodhja e Qendrës së Re Klinike “8 Shtatori” është më e mira për një qendër të re klinike. Vitin e kaluar, Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Azir Aliun njoftoi se tre mundësi ishin në lojë për një Qendër të re Klinike në Shkup.

Ky është lokacioni i pestë në tri dekadat e fundit për të cilin një grupim i caktuar politik ka paralajmëruar dhe premtuar ndërtimin e një Qendre të re Klinike. Për 30 vjet, në të gjitha programet zgjedhore, partitë politike kanë premtuar se janë gati të fillojnë ndërtimin e një Qendre të re Klinike. Ndërtimin e një qendre moderne mjekësore e premtuan të gjithë ministrat e shëndetësisë, nga Bujar Osmani, Nikola Todorov, Arben Taravari, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Azir Aliu.

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski në muajin korrik deklaroi se pritjet janë që deri nga fundi i verës të rrumbullakohet procesi për zgjedhje të lokacionit për qendrën e re klinike, pas çka do të mund të fillojë përgatitja për realizimin e investimit kapital shëndetësor.

Lokacioni që Qeveria po e shqyrton për ndërtimin e qendrës së re klinike është hapësira pranë qendrës sportive dhe pishinës “Boris Trajkovski” në Karposh, në afërsi të SPQ “8 Shtatori”, Qendrës TEP dhe poliklinikës “Bukuresht”.

Kryeministri Mickoski paraprakisht deklaroi se ky është një lokacion me lidhje të mira trafiku dhe mundësi infrastrukturore, ndërsa aktivitetet fillestare për zbatimin e projektit, nëse procedurat zhvillohen sipas planit, mund të fillojnë në vitin 2027.

Qendra e re Klinike vazhdon të jetë vetëm një premtim që deri tani nuk është realizuar. Në vitin 2019, ish-kryeministri Zoran Zaev tha se ndërtimet do të fillojnë në vjeshtë të atij viti. Për këtë investim ishte siguruar edhe kredi nga Banka Qendrore Evropiane, por deri tani Qendra e re Klinike nuk është ndërtuar. Mickoski në qershor të vitit 2026-të ka premtuar se lokacioni për ndërtimi ne Qendrës së re do të jetë afër sallës “Boris Trajkovski”.

Planifikojmë që Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit (SPQ) “8 Shtatori” në Shkup ta bëjmë qendër rajonale për trajtimin e pacientëve nga kryeqyteti, por edhe nga Kumanova dhe Velesi, kishte deklaruar në vitin 2025-të drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSh), Sasho Klekovski.