Policia e RMV-së dhe Prokuroria shpalosën detaje rreth arrestimit të zv.drejtorit në Doganë
Në lidhje me aksionin e arrestimit të zëvendësdrejtorin e sektorit për çështje teknike – administrative në Drejtorinë e Doganës, Policia e Maqedonisë së Veriut dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dolën me detaje, transmeton Portalb.mk.
I arrestuari, nga prilli e deri në shtator të vitit 2026, ka marrë ryshfet deri 17 500 euro, ashtu që për një tender kishte marrë 7 500 euro, ndërsa në rastin tjetër 10 mijë euro.
Prokuroria sqaroi që rasti është iniciuar pas raportimit të qytetarit për marrje ryshfeti, ndërsa premtuan që privatësia e qytetarëve do të ruhet.
“Në një takim të caktuar më parë, i akuzuari mori shumën e kërkuar prej 17.500 eurosh dhe më pas u nis drejt Tetovës. Në afërsi të kryqëzimit rrugor Zelino, në autostradën Shkup-Tetovë, oficerët e policisë u përpoqën ta ndalonin, por ai nuk u ndal dhe me automjetin e tij goditi një oficer policie dhe një automjet të kompanisë, pas së cilës iku. Duke vepruar kështu, ai hodhi nga dritarja e pasagjerit çantën që përmbante paratë. Pas një kohe të shkurtër, oficerët e policisë ndaluan automjetin dhe D.I. u privua nga liria”, raportoi Policia.