Ulje e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e çmimeve te produktet bujqësore gjatë muajit mars, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 1.8 %, ndërsa tek autputi vërehet ulje nga 10.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që të prodhimet bimore ka ulje për 13.4 %, ndërsa te prodhimet shtazore rritje për 6.5 përqind.

Te mjetet e shpenzuara për bujqësi kemi regjistruar ulje për 2.3 përqind, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi ka pasur rritje për 5.5 përqind.