Ukraina refuzoi përpjekjet e SHBA-së për paqe, teksa Putin refuzon të takohet me Zelenskyn
Kievi ka thënë se propozimin e Uashingtonit për paqe deri më tani është “plan i dështuar”, duke argumentuar se përpjekjet e Uashingtonit për një armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë nuk janë të mjaftueshme për të “frikësuar” presidentin rus, Vladimir Putin, raporton Radio Evropa e Lirë.
Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, tha më 2 shkurt se të dyja palët duhet të bëjnë koncesione nëse shpresojnë të negociojnë një zgjidhje për luftën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “veçse ka lënë të kuptohet se do të zbusë qëndrimin e tij”, tha Kelogg. “Dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu do të zbusë qëndrimin e tij”.
“Ne do të kemi diskutime me të gjithë dhe besoj në një të ardhme të afërt”, shtoi ai. “Do kjo është e mirë për të dyja palët”.
Kellogg i tha Reuters se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të mbajë zgjedhje, potencialisht në fund të këtij viti, veçmas nëse arrihet marrëveshje për ndaljen e luftimeve.
Dmytro Lytvyn, ndihmës i Zelenskyt, tha më 2 shkurt se “nuk e kemi parë intervistën e plotë të zotit Kellogg, por vetëm disa citate për zgjedhjet, prandaj është e vështirë që të vlerësohet qëndrimi i tij”.
“Por, nëse plani i tij është vetëm armëpushim dhe zgjedhje, është një plan i dështuar – Putin nuk do të frikësohet vetëm me këto dy gjëra”, tha ai për Reuters.
Në Ukrainë vazhdon të jetë në fuqi gjendja e luftës dhe shteti nuk ka mbajtur zgjedhje që kur Rusia ka nisur pushtimin e shtetit më 2022 – diçka që Kellogg tha se lejohet sipas Kushtetutës ukrainase.
Putin e ka cilësuar Zelenskyn si udhëheqës “jolegjitim”, pasi mandati i tij presidencial zyrtarisht ka skaduar.
Pas deklaratave të Kelloggit, Trump tha se bisedimet me Ukrainën dhe Rusinë po shkojnë “shumë mirë”.
“Ne kemi takime dhe bisedime të arazhuara me shumë palë, përfshirë Ukrainën dhe Rusinë. Mendoj se këto diskutime janë duke shkuar shumë mirë”, tha ai pa përmendur diçka specifike.