UEFA ka publikuar shortin e paly-off për Euro 2024

Të ndara në tre mini grupe, 10 ekipe do të luftojnë për të përmbyllur listën e 23 vendeve që do të marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë, raporton ABC. Polonia do të përballet me Estoninë, ku fituesi do të ndeshet me Uellsin ose Finlandën në varësi të rezultatit mes këtyre të dyjave.

Fituesi i Izrael-Islandë, do të përballet me fituesin e çiftit Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë.

Sakaq në mini-grupin e tretë fituesi mes Gjeorgji-Luksemburg, përballet me fituesin mes Greqisë dhe Kazakistanit.

Aktualisht si rezultat i renditjes si vendet e para ose të dyta janë kualifikuar në Euro 2024, ekipet:

Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra dhe Turqia.