Ueb-faqja e MMJPH-së në funksion, informatat që humbën janë sërish në dispozicion

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se pengesat në funksionimin e faqes së internetit të Ministrisë janë hequr dhe kështu të gjitha informatat janë sërish në dispozicion të publikut, transmeton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë se informacioni për Listat e Kuqe Kombëtare, i cili ka pasur reagime publike në periudhën e kaluar, është i dukshëm dhe i disponueshëm në këtë link“, thonë nga MMJPH .

Meta.mk, dje shkroi se në Ditën e biodiversitetit, 22 Maj, opinioni nuk mund t’i shohë këto listat e llojeve të rrezikuara të kafshëve, nëse janë plotësuar, rinovuar ose jo. Ueb-faqja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor disa muaj nuk ka funksionuar, ndërkaq sqarimi nga ky institucion ishte se është kryer sulm i palejuar.

“Për shkak sulmit të hakerëve në ueb-faqen të sulmit të hakerëve në ueb-faqe një pjesë të përmbajtjeve, në mesin e të cilave dhe listat e kuqe nacionale nuk janë të qasshme për opinionin. Për momentin po punohet për zgjidhjen e problemit, po bëhen përpjekje që të njëjtat të sigurohen dhe të ruhen dhe pritet që gjatë javës së ardhshme ueb-faqja të jetë tërësisht funksionale”, thanë nga Ministria.

Rrëqebulli ballkanik është lloji më i rrezikuar në faunën e Maqedonisë së Veriut dhe ende ekziston rrezik nga zhdukja e tij. Vlerësohet se prej këtij nënlloji të rrëqebullit euroaziatik, në vendin tonë ka 35 deri në 40. Disa ka edhe në Kosovë dhe Shqipëri, që do të thotë se numri i kësaj mace të egër është ulur në rreth 50.