Është hakuar ueb-faqja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor: Nuk janë listat e kuqe të llojeve të rrezikuara

Rrëqebulli ballkanik është lloji më i rrezikuar në faunën e Maqedonisë së Veriut dhe ende ekziston rrezik nga zhdukja e tij. Vlerësohet se prej këtij nënlloji të rrëqebullit euroaziatik, në vendin tonë ka 35 deri në 40. Disa ka edhe në Kosovë dhe Shqipëri, që do të thotë se numri i kësaj maces së egër është ulur në rreth 50, shkruan Meta.mk.

Rrëqebulli gjatë kohë gjendet në listat e kuqe të kafshëve të rrezikuar. Këtu janë edhe shkaba grifon dhe egjiptiane, arinjtë, bimë të ndryshme, amfibe, zvarranikë… RMV, në pajtueshmëri me metodologjinë e IUCN ka përgatitur Lista të Kuqe Nacionale për kërpudhat, kafshët e mëdha dhe lista të kuqe për të gjitha llojet e amfibeve dhe zvarranikëve, ndërkaq është bërë edhe vlerësimi i 14 llojeve të bimëve vaskulare, që kanë rëndësi nacionale dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, në Ditën e Diversitetit Biologjik, 22 Maj, opinioni nuk mund t’i shohë këto lista të llojeve të rrezikuara, nëse janë plotësuar, rinovuar ose jo. Ueb-faqja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tanimë disa muaj nuk funksionon, ndërkaq sqarimi nga ky institucion është se është kryer sulm i palejuar.

“Për shkak sulmit të hakerëve në ueb-faqen të sulmit të hakerëve në ueb-faqe një pjesë të përmbajtjeve, në mesin e të cilave dhe listat e kuqe nacionale nuk janë të qasshme për opinionin. Për momentin po punohet për zgjidhjen e problemit, po bëhen përpjekje që të njëjtat të sigurohen dhe të ruhen dhe pritet që gjatë javës së ardhshme ueb-faqja të jetë tërësisht funksionale”, thonë nga Ministria.

Në vitin 2018 u miratua Strategjia Nacionale për Biodiversitet me Plan Aksional (2018-2023) dhe Strategjia Nacionale për Natyrë me Plan Aksional (2017-2027). Nga Ministria thonë se edhe përskaj asaj që diversiteti i florës dhe faunës ende nuk është tërësisht i studiuar, megjithatë, sipas Strategjisë Nacionale për Shumëllojshmëri Biologjike, në nivel nacional janë konstatuar 2.095 takson algash, mbi 2.000 lloje të kërpudhave, 450 lloje të likeneve, mbi 500 takson të myshqeve, 3.5000 lloje të florës, 85 lloje të peshqve, 14 amfibë, 31 lloje të zvarranikëve, 334 lloje të zogjve dhe 85 lloje të gjitarëve.

Sipas këtyre të dhënave, është vlerësuar 100% nga popullimi i amfibeve dhe zvarranikëve, por vetëm 5,9% e popullimit të gjitarëve, 3,2% të kërpudhave dhe vetëm 0,4% të bimëve.

Nga Shoqata Ekologjike Maqedonase thonë se në vitin 2021 me iniciativë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor është bërë vlerësim i detajuar sipas kritereve të Unionit Botëror për Mbrojtjen e Natyrës IUCN, për gjendjen e rreth 15 bimëve, më shumë amfibeve dhe zvarranikëve, mbi 30 llojeve të kërpudhave dhe pesë gjitarëve mishngrënëse, rrëqebulli ballkanik, ariu, ujku, çakalli dhe vidra.

“Ne jemi në fillim me përpilimin e listave të kuqe. Është bërë një hap në lidhje me florën dhe kërpudhat, avancojnë të dhënat për amfibet dhe zvarranikët, por kur bëhet fjalë për gjitarët e mëdhenj, vlerësoj se më shpesh duhet të bëhen lista rajonale se sa nacionale, pasi kështu do të fitohen numra më relevant”, thotë Dime Melovski nga SHEM.

Ai thekson se vlerësimi nacional i gjendjes me kafshët e mëdha mishngrënëse, në mesin e të cilëve më i rrezikuara është rrëqebulli ballkanik, duhet që të merret me rezervë pasi që ne jemi territor i vogël në krahasim me hapësirën që kërkojnë këto lloje të kafshëve. Melovski thotë se mu për atë IUCN lejon të bëhen tre lloje të vlerësimeve, globale, rajonale dhe nacionale.

“Shumë shtete në rajon, për shembull Serbia dhe Kroacia kanë bërë libra të tërë me lista të kuqe, për shembull për zogjtë, për fluturat dhe ngjashëm. Në vend procesi ka filluar dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë që të vlerësojmë një pjesë të pasurisë natyrore”, thotë Melovski.