Një grua nga Shkupi humbi jetën pas goditjes me veturë nga një 25-vjeçar

Dje në ora 12:07 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, vetura “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 25-vjeçari R.M. nga fshati Gllumovë, Shkup, ka goditur 78-vjeçaren M.N. nga Shkupi, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

“Pas aksidentit M.N. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, njofton MPB.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa një ekip nga SPB Shkup ka bërë inspektim të vendit të aksidentit.