U rinovua pjesërisht tualeti në Laboratorin e Spitalit të Kumanovës, mungojnë pajisjet higjienike
U rinovua pjesërisht tualeti në laboratorin e Spitalit të Kumanovës, pas raportimeve të Portalbit për kushtet e këqija dhe mungesën e pajisjeve higjienike. Portalb.mk verifikoi se punimet ishin bërë vetëm pjesërisht, ndërsa pajisjet higjienike mungonin ende.
Portalb.mk verifikoi se tualeti në Laboratorin e Spitalit të Kumanovës është rinovuar pjesërisht, ndërsa mungonin pajisjet higjienike.
Nga Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë bënë të ditur se tualeti në repartin laboratorik është rinovuar dhe tashmë është në përdorim.
“Rinovimi i tualetit në repartin Laboratorik është përfunduar dhe ai është vënë në përdorim më 15.12.2025”, thanë nga Spitali i Kumanovës.
Ata shtuan se po bëjnë përpjekje të pajisin edhe një tualet tjetër në të njëjtin repart për nevojat e pacientëve, për të thonë se do të jetë gati deri më 01.02.2026.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stoshevski, nga mesi i muajit nëntor për Portalb.mk tha e në atë kohë po rinovoheshin dy dhoma në repartin intern dhe dy në kirurgji, ndërsa së shpejti do të rinovohej tualeti në repartin laboratorik. Megjithatë, ai nuk dha datë të saktë për fillimin e punimeve, pavarësisht se më 1 nëntor kishte deklaruar se rikonstruksioni do të fillonte brenda 10 ditëve.
Kujtojmë se, më 30 tetor pas kontaktimit nga Portalb.mk, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kreu inspektim të jashtëzakonshëm në repartin laboratorik të Spitalit të Kumanovës ku u konstatuan mangësi.
- LEXO: Tualeti në Laboratorinë e Kumanovës në gjendje të keqe: Inspektorati konstatoi mangësi, drejtori premtoi rikonstruim për dhjetë ditë
- LEXO: Rinovimi i tualetit në Laboratorinë e Kumanovës nuk u bë për 10 ditë siç u premtua, Aliu: përgjegjës është drejtori i spitalit
- LEXO: Spitali i Kumanovës në krizë stafi: Kërkohen 72 punonjës të rinj, procedura filloi rrugën në labirintet institucionale
- LEXO: Pritje të gjata dhe kaos në Laboratorinë e Kumanovës, “infermierët punojnë edhe në sportel edhe në dhomat e dhënies së gjakut”
- LEXO: Infermierët detyrohen t’i kryejnë kontrollet e pacientëve në mungesë të mjekëve kujdestarë në Oftalmologji në Spitalin e Kumanovës