U ndërpre votimi në një qendër në Durrës pas një përplasjeje në mes militantëve partiakë
Në një shkollë afër Spitallës në Durrës është ndërprerë votimi pas një incidenti në ambientet e jashtme, raporton Kallxo. Ka pasur një sherr ndërmjet mbështetësve të dy forcave politike në korridor dhe sekretari që përfaqëson forcën “Bashkë Fitojmë” ka marrë vulën dhe është larguar çfarë ka bërë të ndërpritej votimi për 30 minuta.
Pas sherrit që ndodhi në korridor, nga frika u larguan njerëzit, unë nuk u largova isha në oborr.”- tha sekretari. Policia ka rrethuar zonën për të monitoruar dhe parandaluar sherre të tjera.
Sherri i ndodhur ka qenë jo i përmasave të vogla, ku dy palët janë qëlluar me grushte.