Sot do të luan Struga kundër Shkupit, ndërsa Shkëndija kundër Rabotniçkit

Ekipi i Strugës sot do të luan kundër ekipit të Shkupit, dy ekipe që gjenden në krye të tabelës në javën e fundit të sezonit 2022/23 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portlb.mk.

Përveç kësaj ndeshje, sot do të luhen edhe katër ndeshje tjera për të përmbyllur krejt kalendarin e ndeshjeve për këtë sezon. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë prej orës 17:00.

Shkëndija do të jetë mysafir i ekipit të Rabotniçkit, ndërsa Akademija Pandev kundër Sileksit. Skopje do të luan kundër Bregallnicës, kurse Pobeda kundër Tikveshit.

Ndryshe, Struga e cila garon edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, gjendet në pozitën e parë me 65 ikë nga 29 ndeshje, ndërsa Shkupi 58 pikë, kurse Shkëndija 54 pikë. Vitin e ardhshëm në Ligën e Parë do të marrin pjesë edhe dy ekipe shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari.

Pavarësisht rezultatit të sotëm, Struga do të jetë kampion i Ligës së Parë për sezonin 2022/23, sukses të cilin për herë të parë e ka arritur që nga themelimi.