RigoN-i synon me BNE-në ta kalojë fazën e Legjendave në Majorin e Parisit
Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles, sot zhvillon përballjen e tretë në kuadër të fazës së Legends në Majorin që po mbahet në Paris, raporton Koha.net. Përballë do ta ketë ekipit Apeks.
BNE-ja të shtunën humbi nga ekipi ENCE 16:9, por më pas u kthye dhe mposhti ekipin numër katër në botë G2 me rezultatin 16:13.
Kundër Apeksit luan sot nga ora 13:00.
RrigoN në një intervistë për “Hltv.org”, ka thënë se është i motivuar për të arritur tutje në Majorin e Parisit. Është Majori i tretë ku merr pjesë BNE-ja.
“Ne kemi mposhtur një herë Apeksin, do ta shohim. Por, ndjehem shumë optimist kundër tyre. Është Majori ynë i tretë në CS:GO, dhe ne duam të shkojmë në këtë arenë”, ka thënë rigoN.
Tetë të parat në Legends Stage shkojnë në fazën e Kampionëve. Aty luhet në sistem nokaut me tri harta. Fituesi i turneut merr 500 mijë dollarë.