U mbytën dy varka me emigrantë në Itali

Dy anije me emigrantë janë mbytur orët e vona të së shtunës pranë ishullit të Lampedusias në Itali, raporton ABC. Deri në këto momente raportohet për dy viktima, një grua dhe një fëmijë, 1 vjeç e gjysmë, trupat e të cilëve u gjeten nga rojet bregdetare italiane.

Emigrantet e shpëtuar nga dy varkat thonë se mungojnë të paktën 30 persona të tjerë të cilët dyshohet të jenë mbytur.

Anijet ishin nisur nga Tunizia drejt Italisë por për shkak të motit të keq dhe erës së fortë mbetën në det të hapur.

Ishin rojet bregdetare italiane të cilët u erdhën në ndihmë dhe shpëtuan 57 emigrante, 47 burra dhe 10 gra.