U ekstradua Dritan Rexhepi nga Turqia në Shqipëri
Ky është momenti kur autoritetet turke i dorëzojnë policisë shqiptare në aeroportin e Stambollit të shumëkërkuarin, Dritan Rexhepi duke përmbyllur kështu procesin e ekstradimit të tij drejt vendit tonë, raporton Klan.
Ai arriti në Shqipëri nën masa të larta sigurie, u transportua në paraburgimin 313 në Tiranë. Vendimi për ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit njohur ndryshe dhe me emrin Gramos, gjykata turke e mori në fund të muajit Dhjetor.
Për vënien e 45-vjeçarit përpara drejtësisë ishte e interesuar dhe Italia, e cila gjithashtu kishte kërkuar ekstradimin e tij. Në vendin fqinj, Rexhepi është dënuar në 2010 me 16 vite burg për trafik droge, nga i cili kishte kryer vetëm 3 vite pasi u arratis nga burgu i Firences.