U arrestua një inspektor për marrje ryshfeti në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Verut ka arrestuar 33 vjeçarin K.GJ. nga Radovishi nën dyshimet për marrje ryshfeti gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndaj tij është paralajmëruar kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“U privuar nga liria personin K.Gj. (33) nga fshati Podaresh, Radovish, punonjës i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Njësia e Inspeksionit, Strumicë me qytetet Gjevgjeli, Vallandovë dhe Radovish, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje të ryshfetit” nga neni 357, dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që i dyshuari më 21 nëntor ka pranuar 3000 denarë ryshfet nga dy banorë që mos të dënohen për kryerjen e veprimtarisë së paregjistruar.

“Nga masat dhe aktivitetet shtesë të ndërmarra është konstatuar se K.GJ. në periudhën nga qershori deri në nëntor të vitit 2023, në disa raste ka marrë para në vlerë të përgjithshme prej 18.000 denarë dhe 150 euro si ryshfet nga banorë të Radovishit dhe rrethinës së Radovishit”, theksoi Policia.