U arrestua 32 vjeçari pasi me “Polo” lëvizi më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar
Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar 32 vjeçarin nga Shkupi pasi ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se dyfishi i shpejtësisë se lejuar, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë një kontrolli të trafikut dhe matjes me radar, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, pas marrjes së masave, u përcaktua se ai po e drejtonte automjetin me shpejtësi prej 168 km/h, në një vend ku shpejtësia e lejuar me shenjë trafiku është e kufizuar në 80 km/h”, raportoi Policia.
I riu nga Shkupi, 32 vjeçari nga fshati Glumovë, u arrestua në rrugën Gostivar – Tetovë, në kryqëzimin e fshatit Kamjan.