U anulua seanca gjyqësore për rastin “Alfa”

Familjari i të dënuarit Agim Islami, njëkohësisht edhe ish i akuzuar, Ramiz Duati sot tha se është i zhgënjyer nga anulimi i seancës së sotme për rastin “Alfa” në Gjykatën Supreme, përcjell TV21. Dauti thotë se super ekspertiza është dorëzuar para 21 muajve, ndërsa ende zvarritet nëpër gjykata.

“Duke pasur parasysh që ne kemi dorëzuar një ekspertizë, një super-ekspertizë tash e 21 muaj, ku Gjykata e Apelit na e vonoi 16 muaj, Gjykata Supreme tash e 5 muaj e vonoi të njëjtën, e zvarriti lëndën për Almirin, kështu që nuk di unë, nuk kam koment. Ditën e sotme e kam pritur si ditë të madhe, por në fakt doli një ditë e vogël si 15 vjet me radhë”, tha Dauti.

Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup ndodhi vrasja e një polici të njësitit “Alfa” Afrim Arifi, në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë.

Rasti në fjalë bëri bujë në opinioni shqiptar sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së: Rexhail Qerimi dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua ish ushtari i UÇK-së, Ramadan Shaqiri. Rasti është bazuar në dëshminë e “dëshmitarëve të mbrojtur”.

Derisa ishte në arrati, me burgim të përjetshëm u dënua erdhe Almir Drpljanin,, që më vonë u ekstradua në Maqedoni për të vuajtur burgun.

Avokatët, familjarët Qerimit, Islamit dhe Shaqirit, por edhe vetë të dënuarit gjatë gjithë kohës kanë pohuar se rasti ka qenë i montuar ata nuk e kanë kryer vrasjen dhe se janë të pafajshëm. Gjatë gjithë këtyre viteve familjarët e Qerimit kanë dërguar letra të hapura në media duke thënë se në kohën e vrasjes Rexhaili ka qenë në çajtore në fshatin Opajë. Ata kërkuan edhe nga ish Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ta merr në duar rastin.

Të gjitha lajmet mbi rastin në fjalë mund t’i lexoni KËTU.