RMV, paratë e muajit qershor për racionet e subvencionuara ushqimore të studentëve do të paguhen javën e ardhshme

Mjete për racionet e subvencionuara ushqimore të studentëve për muajin qershor do të paguhen javën e ardhshme, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), pasi pagesa e fundit për këtë vit akademik është vonuar me javë, shkruan Meta, transmeton  Portalb.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se për momentin janë duke u përpunuar të dhënat e studentëve që janë marrë nga institucionet e tjera, ndërsa subvencionet për muajin qershor do të paguhen gjatë javës së ardhshme.

“Gjatë ditës së djeshme kemi përfunduar me mbledhjen e të dhënave nga të gjitha institucionet, që natyrisht janë të nevojshme për kryerjen e pagesave, kështu që për momentin janë në përpunim e sipër”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas llogaritjeve tona, për muajin qershor duhet të paguhen 2.940 denarë.

Këto mjete janë të fundit që do t’i marrin studentët për këtë vit akademik, si dhe të fundit që do të shpërndahen në llogaritë e tyre bankare. Sipas paralajmërimeve, nga muaji shtator duhet të fillojë implementimi i zgjidhjes sistemore, sipas të cilit studentët do të mund të blejnë ushqime nga ofruesit e regjistruar të shërbimeve: restorante, bare, dyqane; dhe atë në momente të caktuara të ditës, përmes kartelave përkatëse digjitale ose aplikacioneve celulare.

Ligji për racionet ushqimore të studentëve është krijuar sipas shembullit që prej vitesh funksionon në Slloveni.