Tre muaj nga përjashtimi i paligjshëm i punëtorëve të Higjienës Komunale, Kashikovski: Mazneva t’i respektojë vendimet e Inspektoratit

Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup, Kosana Mazneva duhet t’i kthejë në punë mbi 30 të punësuarit e përjashtuar në korrik të këtij viti, pasi që Inspektorati Shtetëror ka konstatuar se përjashtimi i tyre është i paligjshëm. Megjithatë, drejtoresha nuk reagon ndaj urdhrit të Inspektoratit, por edhe Bordit Drejtues të ndërmarrjes, në do të vazhdojmë që t’i shfrytëzojmë të gjitha masat ligjore dhe jam i sigurt 100% se të punësuarit e përjashtuar do të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Kështu shprehet, Stojançe Kashikovski, kryetar i Sindikatës SUTKOZ, pjesë e cilës është organizata sindikale e punëtorëve të Higjienës Komunale Shkup, në një bisedë me gazetarin e Portalb.mk, Suad Bajrami, në lidhje me çështjen e të përjashtuarve nga puna në Higjienën Komunale, pas revoltës në korrik të këtij viti.

Portalb: Kanë kaluar tre muaj prej kur mbi 30 të punësuar në Higjienën Komunale Shkup mbetëm pa punë, për shkak se i kërkonin të drejtat dhe kushte më dinjitoze. Në ndërkohë Inspektorati konstatoi se përjashtimet janë të paligjshme, por Ndërmarrja Publike nuk vepron, pse pas kaq kohësh të punësuarit nuk mund të kthehen në punë?

Stojançe Kashikovski: Siç e dini, deri më tani Sindikata SUTKOZ, ku bën pjesë Organizata Sindikale në NP Higjiena Komunale, i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore, të cilat bien në domenin e marrëdhënieve të punës. Në fakt, fillimisht dorëzuam ankesë deri tek Inspektorati Shtetëror i Punës, prej ku u shqiptua paralajmërim deri te drejtoresha e Higjienës Komunale dhe janë dhënë urdhra që të dorëzohet akt me shkrim, me çka do t’i shfuqizojë vendimet e miratuara për përjashtim.

Për fat të keq, nga ana e drejtoreshës nuk u veprua. Ne përsëri dorëzuam ankesë deri tek Inspektorati Shtetëror i Punës, ku u veprua ndaj ankesës tonë dhe për 31 të punësuar, të cilët ishin në marrëdhënie pune në afat të pacaktuar u miratua masë e re, urdhër, me të cilën obligohet drejtoresha në afat prej 10 ditësh të miratojë vendim me të cilin do t’i shfuqizojë vendimet për përjashtim nga puna për këto 31 të punësuar. Derisa, për një të punësuar, kryetarin e organizatës sindikale, pasi ai bie në kategorinë e të punësuarve në administratën publike është dorëzuar ankesë deri tek Agjencia për Administratë, prej atje presim përgjigje pozitive.

Në ndërkohë, Bordi Drejtues i Higjienës Komunale, ka mbajtur takim në të cilin kam qenë i pranishëm unë si kryetar i SUTKOZ. Ne dërguam një kërkesë deri te Bordi Drejtues për shqyrtimin e të gjitha ankesave të ardhura dhe të veprohet nga ana e Bordit Drejtues për ankesat dhe vendimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Nga ana e drejtoreshës, në ndërkohë, mes ankesës së parë dhe të dytë, gjashtë të punësuarve të cilët nga ana e Bordit Drejtues janë kthyer në punë, sërish u janë dhënë vendime për përjashtim nga puna. Për ato gjashtë të punësuar, janë dorëzuar ankesa. Të njëjtat, nga ana e Bordit Drejtues të Higjienës Komunale që u mbajt të enjten e kaluar, u pranuan ato ankesa, për të tjerët 25 të punësuar u miratua konkluzë nga ana e Bordi Drejtues me të cilin obligohet drejtoresha e Higjienës Komunale të veprojë ndaj vendimit të miratuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Ne si Sindikatë SUTKOZ, i kemi ndërmarrë të gjitha masat të cilat i kemi në disponim në pajtueshmëri me dispozitat ligjore në shtet.

Portalb: A udhëhiqen procedura gjyqësore për përjashtimin e këtyre punëtorëve të Higjienës Komunale Shkup në mënyrë të paligjshme?

Stojançe Kashikovski: Nga ana e të gjithë të punësuarve që morën vendime përjashtuese janë ngritur procedura gjyqësore. Ne si Sindikatë SUTKOZ, ku thash bën pjesë organizata sindikale e Higjienës Komunale Shkup, u ofrojmë ndihmë juridike falas, megjithatë një pjesë e të punësuarve edhe vetë kanë angazhuar avokatë dhe kanë dorëzuar padi deri te gjykatat kompetente, me të cilat i kanë ankimuar këto vendime për përjashtim.

Portalb: Cila është porosia e juaj për drejtoreshën Mazneva, pasi që Inspektorati dy herë ka urdhëruar që të punësuarit të kthehen në punë, ashtu sikur edhe Bordi Drejtues i Ndërmarrjes, por ajo ende nuk ka reaguar?

Stojançe Kashikovski: Ne si Sindikatë, gjithmonë angazhohemi që të zbatohen ligjet që vlejnë në shtet. Kjo do të thotë se edhe gjatë ngritjes së procedurës disiplinore, patjetër duhet të respektohen të gjitha procedurat ligjore. Ne tanimë kemi ngritur edhe procedurë të tretë – ankesë deri tek Inspektorati Shtetëror i Punës dhe ku kërkojmë tani që individualisht të vendoset për çdo vendim për përjashtim nga puna për çdo të punësuar. Në atë ankesë të tretë presim përgjigje pozitive ku do të vijojnë edhe gjoba për Ndërmarrjen Higjiena Komunale.

Vlerësoj se drejtoresha duhet që të veprojë ndaj këtyre vendimeve që i miraton Inspektorati Shtetëror i Punës dhe sërish do të them, ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha dispozitat ligjore të cilat i kemi në dispozicion si Sindikatë, që t’i mbrojmë këto të punësuar të cilët ishin të larguar nga puna në një procedurë të zbatuar në mënyrë të paligjshme, gjegjësisht u janë dhënë vendime për përjashtim.

Në mesin e të përjashtuarve nga puna ishte edhe kryetari i Organizatës Sindikale në Higjienën Komunale, kush është tani përfaqësues dhe a ekziston tani organizatë sindikale në Higjienën Komunale ku të punësuarit mund të ankohen ose të kërkojnë ndihmë për të drejtat e tyre të punës?

Stojançe Kashikovski: Me përjashtimin e kryetarit të Organizatës Sindikale, Deli Dardhishta, organizata sindikale nuk ndalon së ekzistuari. Ende ekziston organizatë sindikale në NP Higjienën Komunale Shkup. Përndryshe, sipas strukturës është e organizuar në atë mënyrë që organizata sindikale ka kryetar dhe Bord Ekzekutiv. Pra, Bordi Ekzekutiv i Organizatës Sindikale në NP Higjienën Komunale Shkup ende funksionon dhe të punësuarit për çdo problem mund të kontaktojnë me cilindo përfaqësues ose anëtar të Bordit Drejtues të Organizatës Sindikale të Higjienës Komunale.

Njëkohësisht, edhe ne si degë sindikale SUTKOZ, u qëndrojmë në dispozicion, munden edhe te ne të drejtohen drejtpërdrejtë.

Portalb.mk: A keni kontakte me udhëheqësinë e Higjienës Komunale, veçanërisht me drejtoreshën Mazneva për çështjen në fjalë? A keni organizuar ndonjë takim për të biseduar që të gjendet zgjidhje për këtë problem?

Stojançe Kashikovski: Ashtu siç kam deklaruar edhe shumë herë deri më tani, ne si Sindikatë SUTKOZ, gjithmonë përpiqemi problemet t’i zgjidhim në kontakt të menjëhershëm me dialog, bisedim, mes sindikatës dhe punëdhënësit. Ne para se gjithash si sindikatë dhe punëdhënës jemi partnerë social, vlerësoj se në një mënyrë të tillë, nëpërmjet dialogut, duhet të gjendet mënyrë për zgjidhjen e çfarëdo problemi të punëtorëve në çfarëdo ndërmarrje.

Deri më tani, ende nuk kam realizuar takim me drejtoreshën Mazneva. Unë si kryetar i SUTKOZ, isha i pranishëm, u ftova nga ana e Bordit Drejtues të Higjienës Komunale, në seancën e tyre kur janë shqyrtuar ankesat dhe kërkesa jonë për miratimin e konkluzës, me të cilin do të kërkohet që drejtoresha të veprojë sipas vendimit të Inspektoratit Shtetëror të Punës. Kontakti i vetëm që e kam realizuar është me prani në Bordin Drejtues.

Portalb.mk: A keni shpresë që punëtorët e larguar nga puna në mënyrë të paligjshme, do të rikthehen në punë?

Absolutisht, jo vetëm shpresë, por jam 100% i sigurt se të punësuarit të cilët në mënyrë të paligjshëm u përjashtuan nga Higjiena Komunale, do të kthehen në vendet e tyre të punës.

A do të jetë ajo nëpërmjet veprimit ndaj vendimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës ose me vendime gjyqësore, jam i sigurt 100% se do të kthehen në vendet e tyre të punës.