Tre ekipe në krye të tabelës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, java e XVI-të mbaroi pa asnjë barazim
Në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, sot u zhvilluan ndeshjet e javës së XVI-të, ashtu që Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi arritën të sigurojnë tri pikë. Asnjë ndeshje nuk mbaroi me barazim, transmeton Portalb.mk.
Derbi i kësaj jave u zhvillua në Tetovë, ku Shkëndija arriti të fitojë ndaj ekipit të KF Shkupi, duke grumbulluar 33 pikë, sa ka edhe Struga e Sileksi. Kjo e fundit arriti të fitojë si vendas kundër Voskës, 4-1. Si vendas fitoi edhe Struga kundër Pelisterit, 1-0.
Në të njëjtën kohë u zhvilluan edhe tri ndeshje tjera. Gostivari si mysafir e fitoi Vardarin me rezultat 0-2, Besa humbi nga Akademia Brera 0-1, ndërsa Rabotniçki si mysafir e fitoi Tikveshin, 0-2.
Struga gjendet në pozitën e pestë me 29 pikë, Shkupi e shtata me 16 pikë, Besa e nënta me 13 pikë, ndërsa Voska e njëmbëdhjeta me 12 pikë.
Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar. Ndërkohë në garën për Kupën e Maqedonisë së Veriut kanë mbetur edhe tetë ekipe: Struga, Shkëndija, Gostivari, Arsimi, Sileksi, Vardari, Akademia Brera dhe Detoniti.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në sezonin e kaluar në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.