Trajnerët e futbollit do të mund të aplikojnë për licencën e FIFA-s për agjent futbolli

Punonjësit e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të mund deri më 31 mars të aplikojnë për të marrë licencën e FIFA-s për agjent futbolli, transmeton Portalb.mk.

“Afati për paraqitjen e kandidatëve për provimin për marrjen e licencës së FIFA-s për agjent futbolli është në periudhën prej 1 janarit deri më 31 mars të vitit 2024”, raportoi Federata Shqiptare e Futbollit.

Provimi për këtë afat do të jetë në muajin mars.

Të interesuarit do të mund të regjistrohen në adresën agents.fifa.com, ndërsa duhet të kalojnë provimin që organizohet në FFM. Pas kalimit të provimit, ata duhet të paguajnë 600 dollarë participim, ndërsa paraprakisht duhet të paguajnë në FFM 250 euro.