Traileri i lojës së shumëpritur prezantohet më 5 Dhjetor

Një prej lojërave më të shumëpritura të një gjenerate është një hap më pranë debutimit, raporton PCW. Rockstar Games njoftoi se Grand Theft Auto 6 do të prezantohet në një trailer më datën 5 Dhjetor.

Megjithatë nuk dihet se kur vetë loja do të mbërrijë. Por fansat janë të emocionuar nga njoftimi që Rockstar e bëri përmes rrjetit social X dhe ka marrë 26 milionë shikime në më pak se dy orë.

Kanë kaluar 10 vite që kur Rockstar Games ka prezantuar Grand Theft Auto 5, e cila është video loja e dytë më e shitur ndonjëherë pas Minecraft me 185 milionë kopje të shitura.

Është e mundur që Rockstar Games të ketë punuar në GTA 6 prej disa vitesh por vetëm në Shkurt të 2022 konfirmoi për herë të parë se loja ishte në zhvillim.

Më herët presidenti i Rockstar kishte thënë se Dhjetori do të ishte muaji i debutimi dhe përkon me 25 vjetorin e saj.

Ndërkaq Rockstar njoftoi një marrëveshje me Netflix për të sjellë disa prej titujve të saj në platformën gaming të gjigantit streaming.

GTA 3, Vice City dhe San Andreas, të gjitha video lojëra shumë të dashura nga gameret, do të bëhen të disponueshëm për abonentët e Netflix prej datës 14 Dhjetor.

Loja e parë e serive GTA mbërriti në 1997.