Toshkovski njoftoi se ka marrë paralajmërim nga sistemi “Qytet i sigurt” – ka vozitur me 51 km/h në vend të 50 km/h

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se sot në mëngjes ka marrë një mesazh SMS për një shkelje në trafik, derisa po udhëtonte me automjetin e tij privat drejt Kavadarcit, ku sot mbahet Kongresi i partisë VMRO-DPMNE. Sistemi “Safe City” ka konstatuar një shkelje me shpejtësi 51 km/h në një vend ku lejohet shpejtësia 50 km/h, transmeton Portalb.mk.

“Ky është ilustrimi më i mirë se si duhet të funksionojë shteti. Sistemi vlen dhe vepron njësoj për të gjithë, dhe nëse regjistron një shkelje – ndëshkimi pason, pa marrë parasysh kush është në automjet. Nuk ka përjashtime, nuk ka selektivitet, nuk ka të privilegjuar. Ngasja e automjetit është detyrim, jo privilegj. Qëllimi i ‘Safe City’ nuk është gjobë, por rregull, disiplinë dhe shpëtim i jetëve njerëzore. Me numrin alarmant të viktimave në rrugë që kemi, duhet të japim shembull personal dhe përgjegjësi,” shkroi Toshkovski në Facebook.

Ai shtoi se shteti do të jetë më i sigurt vetëm nëse ligjet vlejnë njësoj për të gjithë, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për zbatimin e tyre.

Në shënim të postimit, ministri shpërndau edhe një fotografi të procesverbalit për shkeljen e trafikut. Sipas dokumentit, shkelja u regjistrua në Bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, në drejtimin nga Çento për në Hipodrom, në orën 9:42 të mëngjesit.

Foto nga profili zyrtari i Pançe Toshkovskit në Facebook
Foto nga profili zyrtari i Pançe Toshkovskit në Facebook

 

“Në zonë të banuar lëviz me shpejtësi deri në 10 km/h mbi limit. Shpejtësia e matur ishte 51 km/h në vend ku lejohet 50 km/h,” thuhet në procesverbal.

Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit filluan regjistrimin automatik të shkeljeve në trafik duke filluar  1 dhjetori 2025. Ministria e Brendshme po lançon sistemin “Qytet i Sigurt, Shtet i Sigurt”. Periudha provuese do të zgjasë deri në Vitin e Ri, ndërsa gjobat e para duhet të mbërrijnë më 1 janar 2026.

Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.