Sistemi “Qyteti i Sigurt” në RMV plotësisht do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2026
Në janar të vitit të ardhshëm do të futet në zbatim të plotë sistemi “Qyteti i Sigurt” ose ndryshe “Safe City”. Deri atëherë do të bëhen edhe disa ndryshime ligjore përpara se të vihen në përdorim të plotë, njoftoi ministri i MPB-së Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk.
“01.01.2026 është data kur do të kemi Safe City me zbatim ligjor, dhe pastaj shpresoj se do të shohim një kulturë të ndryshme trafiku. Në atë datë, do të kemi të gjithë parametrat e futur për secilin automjet, domethënë, i mbledhim ato nga 01.01.2025 deri në fund të vitit, dhe pastaj do të fillojmë zbatimin e plotë. Të gjithë duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj trafikut nëse duam të kemi më pak viktima në trafik”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në një konferencë për shtyp.
Sipas ministrit, “Qyteti i Sigurt”, i cili parashikon kamera që do të zbulojnë shkeljet e trafikut të të gjitha llojeve, do të zbatohet zyrtarisht ligjërisht në muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh se disa ligje duhet të ndryshohen përpara se të vihen në përdorim të plotë.
Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.
Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.