Sot do të luhen dy ndeshje, ndërsa nesër mbyllet java e X-të në futbollin e RMV-së

Të shtunën filluan ndeshjet e javës së X-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut, ashtu që Struga e fitoi Shkëndijën e Haraçinës me rezultat 0-2, ndërsa Vardari e fitoi Bregallnicën 0-1, transmeton Portalb.mk.

Sot pritet të zhvillohen dy ndeshje tjera, Bashkimi kundër Sileksit në Kumanovë, ndërsa Skopje e pret Shkëndijën. Ndeshja e parë do të zhvillohet prej orës 12:00, ndërsa e dyta prej 14:00.

Të hënën do të mbarojë java e X-të me ndeshjen ndërmjet Arsimit dhe Tikveshit.

Deri më tani, Struga dhe Vardari gjenden në pozitën e parë me 20 pikë nga dhjetë ndeshje, së bashku me Shkëndijën e cila ka po aq pikë vetëm nga nëntë ndeshje.

Ndryshe, në fund të muajit do të luhen ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Struga do të luajë kundër Bellasicës, Arsimi kundër Brerës, ndërsa Bashkimi do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës. Ndeshjet tjera në 1/8 e finales janë: Skopje – Novaci, Vardari – Tikveshi, Pelisteri – Sileksi, Rabontiçki – Kamenica dhe Makedonija Gj.P. – Bregallnica.