Tërmet tjetër në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me intensitet 2,9 sipas shkallës së Rihterit është ndjerë sonte në rajonin Pianeçko-Maleshevë, raporton MIA.

Siç njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-matematikor në Shkup, tërmeti është regjistruar sonte në orën 19:45, me epiqendër 112 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Dellçevës-Berovës.

Sipas të dhënave të deritanishme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë, me intensitet III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Në mesnatën e fundit janë regjistruar disa dridhje tërmeti në Maqedoninë e Veriut.