Tërmet në Shkup

Sot në orët 17:41 u regjistrua një tërmet në Shkup, epiqendra e dridhjes është regjistruar rreth 20 kilometra në lindje të Shkupit me një shkallë 3.5, raporton Portalb.mk

Intensiteti i tërmetit të ndjerë, sipas të dhënave, është IV gradë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.

Sipas Observatorit Evropian të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit me thellësi prej 5 km është 21 km në lindje të Shkupit.

Tërmeti zgjati rreth 10 sekonda dhe nuk u ndje me intensitet të fortë.