Deri të shtunën e ardhshme do të mund të aplikohet për çmimin shtetëror “11 Tetori”

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të kenë mundësi të aplikojnë deri 30 maj për të fituar konkursin për dhënien e çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2026, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin shtetëror „11 Tetori“ jepet mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria për Kulturë dhe Turizëm.

Këtu mund të aplikojnë individët, grupe krijuese, ekipet, institucione e shoqata.

Fituesi i Çmimit do të shpërbehet me 15 rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa brenda vitit do të mund të jepen 5 çmime të tilla për “11 Tetor”.