Tërmet me magnitudë 5 ballë sipas shkallës Rihter në Greqi, u ndje edhe në RMV
Një tërmet me epiqendër në Greqi, me magnitudë 5 ballë sipas shkallës Rihter, u ndje edhe në pjesët juglindore të Republikës, me një intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacionit nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti ndodhi këtë mëngjes pas orës 3, 290 kilometra në juglindje të Shkupit, pranë Malit Athos.
Tërmeti u regjistrua nga Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Maqedonisë, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë Mesdhetare, tërmeti ishte në një thellësi prej gjashtë kilometrash, dhe pas tij ndodhën edhe tre lëkundje të tjera pasuese.