Tejkalimi i shpejtësisë, ngasje pa leje, disa nga arsyet pse u shqiptuan vetëm në Shkup 202 dënime

Policia e Maqedonisë së Veriut brenda ditës ka regjistruar 202 dënime vetëm në komunikacionin e Shkupit për shkelje të ndryshme nga ngasësit, transmeton Portalb.mk.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar gjithsej 202 masa, ndër ta 64 ngasje me tejkalim të shpejtësisë, 15 masa për ngasje pa leje për ngasje, tetë nga motoçikletat, katër për ngasje nën ndikim të alkoolit”, raportojnë nga Policia.

Përdorimi i telefonit, mosrespektimi i përparësisë, mosrespektimi i semaforit, parregullsitë teknike dhe mospërdorimi i rripit, janë disa nga arsyet tjera për dënimet.